Telegrafi

Anthony Joshua flet hapur për luftën me ankthin dhe presionin gjatë hyrjes në ring

Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua ka folur në lidhje me luftën e tij kundër ankthit që e bën të dëshirojë të kthehet prapa gjatë kohës kur po hyn drejt ringut.

Boksieri britanik i riktheu titujt e botës pas triumfit ndaj Andy Ruiz në rimeçin e zhvilluar në muajin dhjetor, ndërsa tash ka folur se si i tejkalon emocionet dhe ankthin para se të hyjë në ring.

“Në palestër gjithçka është argëtim dhe lojë, por pastaj kur shkoj drejt ringut them se çfarë mund të ndodhë nëse kthehem prapa dhe them se nuk mund ta bëj”.

Anthony Joshua i ktheu titujt në rimeçin në Arabinë Saudite (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Por, ke ardhur shumë larg për t’u kthyer, prandaj duhet ta tejkalosh ankthin. Si e kanalizon atë përgjegjësi dhe presion? Me anë të përkushtimit”.

“Kur je i përkushtuar ndaj vetes, mund të përkushtohesh për gjithçka. Unë jam boksier. Edhe kur të heq dorë nga boksi, gjithmonë do ta kem atë pasion”, ka deklaruar 30-vjeçari për SidelinesSky Sports. /Telegrafi/