Site icon Telegrafi

Anthony Joshua e bëri Robert Heleniusin për oksigjen artificial me goditjen në raundin e shtatë

Anthony Joshua i dha një natë për t’u mbajtur mend Robert Heleniusit.

Britaniku e nokautoi finlandezin në raundin e shtatë për të fituar përballjen.

Derisa dueli nisi me një tempo tejet të ngadaltë, tifozët herë pas here ngacmuan Joshuan për paraqitjen që po bënte.

Lexo po ashtu Në një duel si në stërvitje, Joshua nokauton brutalisht Heleniusin në raundin e shtatë

Mirëpo, AJ kishte pritur deri në raundin e shtatë për të argëtuar të pranishmit dhe për ta goditur herë pas here kundërshtarin.

Në atë raund, Joshua lëshoi një goditje të fuqishme, për ta tronditur edhe Heleniusin.

Helenius u detyrua të merrte oksigjen artificial derisa po qëndronte i shtrirë.

Pas disa minutash, ai e mori vetën dhe filloi të këndellej, për t’u ngritur më pas dhe për t’i uruar fitoren Joshuas. /Telegrafi/

Exit mobile version