Anthony Joshua duket se nuk është impenjuar fare nga dueli që zhvilloi të shtunën ndaj Carlos Takam.
Bisha britanike i është kthyer punës në palestër vetëm tri ditë pas përballjes ndaj Takam të cilën ai e fitoi me nokaut teknik në raundin e 10-të.
Joshua ishte dominues në këtë duel, por u desh një ndërprerje e gjyqtarit që të konfirmonte fitoren e 20-të me nokaut për kampionin e kategorisë së rëndë.
Tash, Joshua është parë në palestër duke stërvitur qysh tri ditë pas duelit dhe një foto ai e publikoi edhe në rrjetet sociale.
Britaniku doli me hundë të thyer nga Takam, por kjo nuk pengoi që ai t’i vijojë stërvitjet pa ndonjë problem, duke dëshmuar se ai fare nuk është lodhur nga meçi.
Ndryshe, boksierëve u nevojitet një periudhë e konsiderueshme kohore për t’u riaftësuar.
Great to see @anthonyfjoshua in the gym, only 3 days after defending his world title. Now that’s an example of how a champion should live!
— Sammy McNess ⚒ (@Sammcness) October 31, 2017
Duket se me rikthimin në stërvitje Joshua e konfirmon se ai është serioz për vitin 2018.
Ai vitin e ardhshëm pritet të përballet me emra të njohur të boksit si Joseph Parker, Deontay Ëilder dhe Tyson Fury. /Telegrafi/