Pak minuta na ndajnë nga fillimi i duelit mes Anthony Joshuas dhe Daniel Dubois.
AJ dhe Dynamite do të luftojnë për titullin kampion në IBF, që aktualisht është nën pronësi të këtij të fundit.
Në matjet zyrtare, Joshua peshonte 114.5 kilogramë krahasuar me 112 kilogramë të Dubois – para qindra fansave në sheshin Trafalgar të Londrës.
AJ tashmë ka arritur në Wembley para duelit të tij me Dynamite, ndërsa lufta parashihet të zhvillohet në mesnatë.
Ndërsa Joshua tashmë është futur në Wembley, nuk dihet ende për Duboisin, por që pas pak do të ketë pamje edhe nga ai. /Telegrafi/