Telegrafi

Anthony Joshua – Andy Ruiz, gjyqtari më në fund tregon se përse e ndaloi meçin

Gjyqtari Michael Griffin më në fund ka folur rreth asaj se përse e mori vendimin që ta ndalonte përballjen në mes të Anthony Joshuas dhe Andy Ruizit që u zhvillua në qershor të këtij viti.

Boksieri britanik që pësoi disfatën e parë në karrierën e tij, humbi edhe tituj e botës si WBA, WBO dhe IBF, nga meksikano-amerikani në Madison Square Garden.

30-vjeçari ishte nokautuar dy herë brenda përballjes (në raundin e tretë dhe në të shtatin) nga Ruiz, e që u detyrua ta pranonte humbjen.

Andy Ruiz dhe Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Por, gjyqtari Griffin tregoi se si erdhi deri te vendimi i tij për ta ndërprerë meçin.

“Po shikoja në sytë e Joshuas. Ai kishte disa vështirësi. Ai po dorëzohej. Ai po shikonte të fitonte më shumë kohë”, ka thënë gjyqtari.

“Ai ma ktheu shpinën mua. Nuk mendoj se ai dëshironte të dorëzohej. Dëshironte të fitonte më shumë sekonda që të rikthehej, por rregullat nuk më lejojnë që ai të fitojë më shumë sekonda”.

Lexo po ashtu Humbja në peshë dhe formësimi trupor, tifozët e lavdërojnë transformimin e Andy Ruiz

“Nëse e shikoni luftën dhe në këndin ku qëndronte Andy, ai shikonte veprimet dhe shenjat e trupit tim. Meçi kishte përfunduar aty”, ka shtuar më tej Griffin.

Por, Joshua më 7 dhjetor do ta ketë rimeçin ndaj Ruizit dhe do të kërkojë t’i rikthejë tre titujt e humbur. /Telegrafi/