Telegrafi

“Antëtarë të LSDM-së me flamuj shqiptarë tentojnë të nxisin incident në Gostivar”

Tv  Nova njofton se anëtarët e LSDM-së sot pasdite në Gostivar kanë tentuar të nxisin incident në tubimin e OBRM-PDUKM-së duke marrë pjesë me flamuj shqiptarë dhe duke provokuar pjesëmarrësit në tubim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot me ne në rrugët e Gostivarit kemi pasur edhe anëtarë të LSDM-së, të cilët ishin me flamura shqiptar tentuan të na provokojnë dhe të nxisin incidente më të mëdha. Ata janë të vetëdijshëm se më 11 dhjetor do të marrin goditje të fortë nga OBRM-PDUKM-ja”, deklaroi Valentina Bozhinovska.

Sipas të pranishmëve kjo paraqet një frikë të madhe dhe se nuk do të lejojnë të bien në provokimin e LSDM-së./Telegrafi/