Telegrafi

Ansu Fati mund të përfundojë te Borussia Dormund, shihet si zëvendësues ideal për Jadon Sanchon

Borussia Dortmund tash e një kohë shihet si klubi i jashtëzakonshëm për rritjen e talentëve dhe hapësirën që iu jep.

Klubi në vitet e fundit klubi ka marr lojtar të ri me çmime të lira dhe i ka shitur pastaj me shifra të majme në klubet e mëdha evropiane.

Një ndër ta është edhe sulmuesi anglez Jadon Sancho, i cili pritet të largohet këtë verë nga “Signal Iduna Park” për një shifër prej rreth 100 milionë euro.

Fati e Sancho në ndeshjen Borussia Dortmund – Barcelona

Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e klubit gjerman nuk kanë qëndruar duarkryq dhe e kanë gjetur zëvendësimin.

Bëhet fjalë për sulmuesin e ri të Barcelonës, Ansu Fati, i cili debutoi me katalunasit në moshën 16-vjeçare, duke shënuar edhe disa gola.

Fati nuk po gjen hapësira si titullar te Barcelona dhe mund të pranojë transferimin në një klub tjetër, ku mund të luajë më shumë siçështë Borussia Dortmund. /Telegrafi/