Site icon Telegrafi

Ansu Fati konfirmon qëndrimin te Barcelona: Jam i lumtur, dua ende të rritëm me këtë klub

Ansu Fati do të vazhdoj të mbetet te Barcelona, së paku edhe për një sezon.

Sulmuesi i talentuar spanjoll flitej se do të largohet nga Camp Nou pasi hapësirat e tij në formacionin e Barcelonës nuk ishin të mëdha.

20-vjeçari ka zhvilluar 51 ndeshje në total, kryesisht si i inkuadruar nga banka rezervë duke realizuar 10 gola e duke asistuar në katër të tjerë.

Lexo po ashtu Ansu Fati ndër fajtorët për moskthimin e Messit te Barcelona

Ka qenë vet Fati që ka konfirmuar qëndrimin në Camp Nou, duke thënë se dëshiron të rritet edhe më shumë me fanellën e Barçës.

“Synimi im është të qëndroj në Barcelonë, të vazhdoj atje pasi jam nën kontratë dhe jam shumë i lumtur”.

Lexo po ashtu Jorge Mendes pyete në aeroportin e Barcelonës për të ardhmen e Ansu Fatit

“Dua të vazhdoj të rritem te Barça, nuk kam asnjë dyshim”, u shpreh sulmuesi i talentuar, Ansu Fati.

Arsenal, Wolverhampton Wanderers, Newcastle United dhe Paris Saint Germain janë katër skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e talentit spanjoll./Telegrafi/

 

Exit mobile version