Ansu Fati thuhet se ka kërkuar të largohet nga Barcelona para përfundimit të afatit kalimtar të premten.
Sipas gazetarit Gerard Romero, Ansu është joshur nga ideja për të luajtur në Ligën Premier me Chelsean dhe Tottenhamin që kërkojnë nënshkrimin e tij.
Në anën tjetër, eksperti Fabrizio Romano raporton se është Tottenhami ai që po udhëheq garën për Ansu për momentin.
🚨 Ansu Fati has asked Barcelona to leave the club.
(Source: @GerardRomero) pic.twitter.com/wCp1FgvfSP
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 30, 2023
Megjithatë, babai i Ansu, Bori Fati dëshiron që lojtari të nënshkruajë me Sevillan në formë huazimi, pasi karriera e sulmuesit filloi në Sevilje si fëmijë përpara se Barça ta rrëmbente.
Raportet sugjerojnë se Barça dëshiron që Ansu të nënshkruajë për Tottenhamin pasi ata po ofrojnë paketën më të mirë financiare.
Barça gjithashtu ka një marrëdhënie të fortë me Tottenhamin pasi ia shiti Emerson Royal dy vite më parë dhe dërgoi Clement Lenglet në huazim atje verën e kaluar. /Telegrafi/