Telegrafi

Ansi Agolli titullar ndaj Arsenalit, formacionet zyrtare

Skuadra e madhe angleze, Arsenal do ta zhvillojë ndeshjen e dytë këtë edicion në Ligën e Evropës.

Pas fitores së lehtë 4-2 ndaj Vorsklas në ndeshjen e parë, Topçinjtë do të luajnë në udhëtim tek Qarabagu në Azerbajxhan.

Skuadra e udhëhequr nga Unay Emery do të kërkoj fitoren e dytë në Grupin E, për ta bërë një hap para drejt kalimit të Grupit.

Ndërkohë Qarabag në këtë takim vije pasi humbi ndeshjen e parë 2-0 në udhëtim tek Sportingu i Lisbonës.

Ansi Agolli tek vendasit e nisë ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi te Arsenali janë në bankën rezervë.

Formacionet zyrtare:

Qarabag: Vagner, Medvedev, Rzezniczak, Guseynov, Agolli, Garayev, Diniyev, Zoubir, Ozobic, Madatov, Emeghara.

Arsenal: Leno, Holding, Sokratis, Monreal, Lichtsteiner, Kolasinac, Elneny, Guendouzi, Smith-Rowe, Iwobi, Welbeck. /Telegrafi/