Site icon Telegrafi

Ansi Agolli: Duhet të ishim më të sigurt në sekondat e fundit

Ansi Agolli ka folur pas humbjes në minutat e fundit kundër Francës me rezultat 2:0.

Mbrojtësi shqiptar tha se duhet të ishim më të sigurt në minutat e fundit, por ky është futbolli, transmeton Telegrafi.

“Kemi bërë një pjesë të parë mjaft të mirë, por duhet të ishim më të sigurt në zonën tonë, por ky është futbolli. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e fundit”.

“Nuk kemi kohë të qajmë këtë ndeshje pasi ndeshja e radhës pas katër ditësh”, tha kapiteni Agolli.

Shqipëria takimin e fundit në evropian në kuadër të grupit A do ta zhvillojë kundër Rumanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version