Site icon Telegrafi

Anne Hathaway sjell tapetin e kuq në kopshtin e shtëpisë

Udhëzimet për distancimin shoqëror padyshim që nuk përputhen për Anne Hathaway, e cila dëshmoi se mund të sjellë shkëlqimin e tapetit të kuq në shtëpinë e saj.

Në një seri fotografish në Instagram që ajo posoti, aktorja fantasike pozoi pranë pishinës në tre fustane metalikë nga shtëpitë e modës Versace, Vivienne Westwood dhe Azzaro.

Në njërën foto ajo shihet me një fustan të artë nga marka Azzaro që e bënë atë të duket fantastike.


Në një tjetër, ajo shihet me një fustan të artë në rozë me shkëlqim dhe me shpatulla të lëshuara nga maraka Versace, duke shfaqur një prerje të thellë V dhe një të çarë të lartë të këmbës.


Në fotografinë e fundit të fotosesionit, Hathaway rri pranë pishinës në siluetë portreti me korse të Vivienne Westwood, duke shfaqur gjithashtu një fund në të kaltër të akullt. /Telegrafi/

Exit mobile version