Kryeredaktorja e revistës Vogue, Anna Wintour, është femra më e fuqishme në botën e medias dhe argëtimit – bën të ditur Forbes.
Në listën e këtij viti, Forbes bazohet në paratë e fituara, përmendjen në media dhe ndikimin e përgjithshëm, ndërsa Anna është për tri dekada një prej personaliteteve më me ndikim në botë.
Analistja Alice Enders ka një teori për arsyen pse ajo është në krye të listës, transmeton BBC.
“Është shumë e thjeshtë. Arsyeja pse Anna Wintour është numër 1. Ajo është femra më me ndikim në mediat e shtypura, ndërsa revista Vogue është në maje të shijes dhe modës së femrave”, ka thëna ajo.
Në vend të dytë është renditur nënkryetarja e NBC Universal, Bonnie Hammer, kurse në vendin e tretë, presidentja e Fox, Stacey Snider.
Nuk mungon prezenca e Beyonce Knowles, e cila është renditur e katërta në këtë listë.
Ndërkaq, në 20 vendet e para bëjnë pjesë edhe Taylor Swift dhe J. K. Rowling. /Telegrafi/