Site icon Telegrafi

“Anna” tashmë është hit, dueti i Norës dhe Gjikos kalon tre milionë shikime për katër ditë

Nora Istrefi, Gjiko (Foto: Instagram/sellmakasumoviq/gjikotheflyboy)

Kanë kaluar vetëm katër ditë që nga publikimi i bashkëpunimit më të ri të Nora Istrefit dhe Gjikos, ndërsa dueti i tyre tashmë është shndërruar në hit.  

Kënga e titulluar “Anna”, e cila u kompletua edhe nga ana vizuale, është pranuar shumë mirë nga fansat e dyshes së popullarizuar të muzikës shqipe.

Lexo po ashtu Zbulohet çmimi i veshjes atraktive të Norës në klipin e ri “Anna”

Videoja muzikore e kësaj kënge u publikua në YouTube më 20 dhjetor, ndërsa ka kaluar shifrën prej tre milionë shikimesh në platformën e shpërndarjes së videove.

Claydee Lupa dhe Tedy Economou qëndrojnë prapa muzikës së kësaj kënge që është realizim i REDBOX Entertainment, kurse për xhirimin e videos muzikore është angazhuar produksioni  Sekuencë Studio.

Vlen të theksohet se dy këngëtarët kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën, ndërsa “Gabime” është dueti i tyre shumë i suksesshëm që është publikuar në vitin 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version