Site icon Telegrafi

Analizë dhe formacionet e mundshme: Benfica – Inter

Interi tashmëka arritur në Portugali përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të kësaj mbrëmje në Estadio da Luz, ku pritet të ketë disa ndryshime në formacionin e Nerazzurrëve.

Në përgatitje për ndeshjen evropiane, një pjesë e vogël e lojtarëve të ekipit të parë u pushuan gjatë barazimit 1-1 të Interit me Salernitana të premten, me disa që priten të rikthehen për këtë takim.

Alessandor Bastoni pritet të kthehet në vend të Stefan De Vrij për t’u bashkuar me Matteo Darmian dhe Francesco Acerbi në treshen mbrojtëse të Inzaghit.

Marcelo Brozovic do të thirret përsëri për të zëvendësuar 21-vjeçarin Kristjan Asllani në mesfushë, ndërsa Robin Gosens ka të ngjarë t’i hapë vendin Federico Dimarcos në krahun e majtë.

Pritet që të ketë ndryshime të mëdha edhe në sulm, me Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko që do të fillojnë përpara Romelu Lukakut dhe Juaquin Correas, raporton Football Italia.

Interi do të jetë pa dyshen jetike, Milan Skriniar dhe Hakan Calhanoglu, të cilët të dy vazhdojnë të rikuperohen nga lëndimet e tyre përkatëse.

Formacionet e mundshme:

Benfica (4-2-3-1): Vlachodimos; Gilberto, Antonio Silva, Morato, Grimaldo; Florentino Luis, Aursnes; Chiquinho, Joao Mario, Rafa Silva; Goncalo Ramos.

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Martinez. /Telegrafi/

Exit mobile version