Telegrafi

Ankth në shtëpinë e Messit – familjarët e Antonelas viktimë të grabitjes së armatosur në Rosario

Një incident i rëndë shqetësoi familjen e Antonela Rocuzzos, bashkëshortes së futbollistit të njohur,Lionel Messi, pasi u bënë viktimë të një grabitjeje të armatosur.

Keqbërësit kanë arritur të marrin një makinë të mbushur me të ardhura të një supermarketi që drejtohet nga familjarët e Antonelas në qytetin e Rosarios.

Sipas raportimeve, grabitja shkaktoi një dëm financiar rreth 20 mijë euro, por më shqetësuese ishte ndikimi psikologjik dhe trauma që pësoi familja pasi grabitësit dyshohet se përdorën armë zjarri gjatë aktit të tyre.

Foto: Antonela Roccuzzo/Instagram

Ngjarja mori një kthesë akoma më të rëndë kur u zbulua se kushërira e Antonelas ishte në timonin e makinës në atë kohë, duke transportuar të ardhurat e supermarketit të familjes.

Pas incidentit, ajo u dërgua me urgjencë në spital ku mjekët kanë konfirmuar se gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe është në përmirësim.

Autoritetet vendase kanë filluar hetime të menjëhershme për të identifikuar dhe kapur grabitësit. /Telegrafi/

Foto: Antonela Roccuzzo/Instagram
Foto: Antonela Roccuzzo/Instagram
Foto: Antonela Roccuzzo/Instagram
Foto: Antonela Roccuzzo/Instagram