Futbollisti i Liverpoolit, Mohammed Salah aktualisht po kalon nëpër një faze të rëndësishme në jetë pas triumfit në Ligën e Kampionëve.
Gjegjësisht, egjiptiani është bërë peng në shtëpinë e tij, pasi nuk mund të dalë nga numri i madh i gazetarëve dhe tifozëve që po kërkojnë të takohen me lojtarin.
Madje, 26-vjeçari ka pohuar se nuk ka arritur që të shkojë në xhami për të falur namazin e Bajramit.
“Ajo se çfarë bëjnë individët, por edhe gazetarët, nuk kanë të bëjnë aspak me dashurinë. Unë nuk mund të dilja nga shtëpia dhe të shkoj në namazin e Bajramit. Kjo quhet mosrespektim për privatësinë dhe jo-profesionalizëm”, shkroi Salah në Twitter.
Kjo nuk është hera e parë që diçka e ngjashme i ndodh atij pasi që edhe në të kaluarën kishte këso lloj problemesh.
Ndryshe, Salah i kishte kërkuar Federatës së Futbollit të Egjiptit që të përforcojnë sigurinë e tij kur ishte me ekip kombëtar sepse tifozët ishin të fiksuar pas tij. /Telegrafi/
اللي بيحصل من بعض الصحفيين وبعض الناس أن الواحد مش عارف يخرج من البيت علشان يصلي العيد. دا ملوش علاقة بالحب. دا بيتقال عليه عدم احترام خصوصية وعدم احترافية.
— Mohamed Salah (@MoSalah) June 5, 2019