Një shtetas i Kosovës që jeton në Francë ka bërë të ditur se i është pamundësuar ta dërgojë zarfin në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ai në një email në adresë të Telegrafit tregon se për arsye të masave të ndryshuara antiCOVID-19, nuk po i mundësohet të dërgoj zarfin as përmes shërbimeve të shpejta si, DHL, UPS apo Chronopost.
“Mesazhi që figuron në këtë foto paraqitet pas kërkesës sonë të destinacionit, që në këtë rast është Kosova, siç shihet pak pas dritares ku paraqitet ky mesazh i cili thotë ‘Dërgimi në këtë destinacion është momentalisht i pamundur’. /Telegrafi/