Site icon Telegrafi

Ankohet Gruevski: Me çdo kusht duan të më shpallin fajtor

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski konsideron se gjykata është nën trysni që me çdo kusht duhet të caktojë seanca, të përfundojnë gjykimet dhe të ketë aktgjykime.

Sipas tij, qëllimi është që të shpërqëndrohet opinioni nga çështja e emrit, problemet dhe skandalet, që sipas tij, dalin në pah çdo ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gruevski thotë se prirja e tanishme është që për gjithçka, i akuzuar të jetë vetë ai.

Përndryshe, seanca e sotme për lëndën “Titanik” u shty për më 12 prill, për t’u dhënë hapësirë mbrojtjes dhe të akuzuarve që të kontrollojnë dëshmitë./Telegrafi/

Exit mobile version