Site icon Telegrafi

Ankohet britanikja thotë se fqinja e saj po ia zë kopshtin

Miqësia me fqinjët tanë mund të rezultojë në rrethana të sikletshme në të cilat futemi aksidentalisht – prej bisedave kur ne jemi duke nxituar për diku e deri tek të ftuarit për një çaj.

Duke i çuar skenarët e pakëndshëm në një nivel të ri, një britanike ka shprehur zhgënjimin e saj në internet në lidhje fqinjin e saj që vazhdon të shkojë në kopshtin e saj.

Fqinja po përpiqet që ta shesë shtëpinë e saj, dhe sa herë që një agjent i patundshmërisë vije tek shtëpia e saj me një blerës potencial, ajo dëshiron që bashkë me qenin e saj të ulet në kopshtin e gruas në mënyrë që mos t’i pengojë blerësit dhe agjentin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë në rrjetin “Mumsnet” britanikja zbuloi se asaj nuk i pëlqen që fqinja dhe qeni i saj t’ia “zaptojnë” kopshtin gjatë gjithë kohës, raporton The Mirror.

Në postimin e saj, ajo tregoi se sa e nervozuar ishte ajo me veprimet e fqinjës, duke vënë në konsideratë se ata jetojnë afër një “parku të madh”.

Mbishkrimi i postimit të saj ishte: “Fqinja ime dëshiron që të ulet në kopshtin tim”.

Duke shkruar postimin e saj në rubrikën ‘a jam i paarsyeshëm’, gruaja dha detaje për vizitën që  fqinja në fjalë e kishte bërë para disa ditësh.

“Nuk jam e sigurt nëse po tregohem e paarsyeshme apo thjesht e turpshme,” shtoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version