Telegrafi

Ankohej për dhimbje në gjoks, britanikja frikësohej se po të shkonte në spital do të infektohet me COVID-19 – ndërron jetë nga sulmi në zemër

Një nënë e dy fëmijëve ka ndërruar jetë nga sulmi në zemër, pasi kishte shumë frikë që të shkojë në spital duke menduar se mund të infektohet me COVID-19.

Joanne Mills kishte dhimbje gjoksi në fillim të këtij muaji, duke refuzuar të shkojë në spital nga frika se mund të ketë kontakt me dikë që është i infektuar me coronavirus, transmeton Telegrafi.

44-vjeçarja gjithashtu nuk dëshironte t’i telefononte mjekut sepse konsultat përmes telefonit i dukeshin të kota dhe pa ndonjë efekt.

Ajo ndërroi jetë nga sulmi në zemër gjatë 14 tetorit, pavarësisht që mjekët arritën ta “ringjallin” për afro 15 herë, brenda autoambulancës që ishte nisur në drejtim të spitalit në Rainham të Essexit, Angli.

Kujtojmë që të hënën Britania e Madhe ka shënuar edhe një rekord të zi ditor, me 18.804 raste dhe 80 vdekje brenda 24 orëve. /Telegrafi/