Site icon Telegrafi

Anketë nga ‘Pyper’ për bizneset kosovare lidhur me ndikimin e Coronavirusit në ekonomi

Me inciativën e kompanisë së hulumtimeve “Pyper” si dhe në bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës, Dua.com, Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës, Institutin Riinvest si dhe Odën Ekonomike të Kosovës është duke u realizuar një hulumtim në lidhje me ndikimin e virusit COVID-19 në bizneset në Kosovë.

Qëllimi i këtij pyetësori, të cilin mund ta plotësoni këtu, është që të lokalizohen vështirësitë që bizneset janë duke i hasur si dhe të identifikohen çështjet që po konsiderohen si më shqetësuese në mënyrë që këto probleme të adresohen tek qeveria dhe entitetet tjera.

Vizitojeni linkun e pyetësorit dhe kontribuoni në vlerësimin e ndikimit të COVID-19 në bizneset kosovare. /Telegrafi/

Exit mobile version