Telegrafi

Anketë e re në prag të zgjedhjeve lokale, kështu renditen partitë politike në Maqedoni

Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar ka realizuar anketë për renditjen e partive, nëse do të mbaheshin zgjedhje, si dhe kryetarët më të suksesshëm të komunave në vend.

Në pyetjen se për cilën parti do të votojnë në zgjedhjet lokale, 22.4 përqind janë përgjigjur për OBRM-PDUKM-në, 21.6 përqind për LSDM-në, 8.0 përqind për BDI, 6.2 përqind për Aleancën për Shqiptarët, 6.2 përqind për “Të Majtën”.

Përqindje e madhe (18.1%) e të anketuarve janë përgjigjur se nuk do të votojnë ose do ta prishin fletëvotimin.

Kurse në pyetjen për kryetarët e komunave, renditja nga kjo anketë është si më poshtë:

Mitko Jançev (Kavadar) – 10.5%
Arben Taravari (Gostivar) – 7.5%
Maksim Dimitrievski (Kumanovë) – 3.5%
Teuta Arifi (Tetovë) – 3.5%
Visar Ganiu (Çair) – 3.3%
Petre Shilegov (Bashkia e Shkupit) – 3.2%.