Anketat të cilat tregojnë se si lëviz mendimi publik gjatë periudhës parazgjedhore dhe si është rejtingu i partive politike, sipas Kodit Zgjedhor, mund të publikohen më së voni deri pesë ditë para zgjedhjeve, gjegjësisht deri më 6 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rezultatet e hulumtimit të mendimit publik, të realizuara gjatë ditë së zgjedhjeve, gjithashtu nuk mund të publikohen para orës 19:00, gjegjësisht para mbylljes së vendvotimeve.
Para publikimit të rezultateve, mediumet duhet të japin të dhëna për porositësin e anketave, institucionet që i kanë realizuar, metodologjia e aplikuar, numri i të anketuarëve dhe periudha kur është realizuar./Telegrafi/