Anketa më re e agjencisë “Rejting” e cila është porositur nga 24 Vesti, tregon se dalimin ndërmjet OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së është zvogëluar në 1,5%, ndërsa tek partitë shqiptare sipas “Rejting”, BDI-në do ta votonin 6,8%, kurse PDSH-në 2,8%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjet tjera të anketës, 55% e qytetarëve kanë thënë se mbështesin punën e PSP-së, 48,7% e të anketuarëve kanë thënë se përgjimet i kanë realizuar shërbimet vendore, ndërsa për 32% e të anketuarëve problemi më i madh është papunësia.
Anketa e “Rejting” është bërë gjatë periudhës 24-30 nëntor, me 1200 të ankeruar./Telegrafi/