Në anketën më të fundit të ”Faktor Plus Adria”, 80% e të anketuarve nuk e mbështesin vendimin e kryetarit Gjorge Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, kurse 73% mendojnë se vendimin e ka sjell për të mbrojtur politikanët e pushtetit të cilët tashmë janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi Maqedoni.
Anketa është kryer nga 11 deri 14 prilli i këtij viti, ku janë telefonuar 1200 persona.
53% e qytetarëve nuk do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 5 qershor, kurse 32% thonë se do të dalin, ndërkaq 15% janë të pa vendosur.
Më tej, 53% e të anketuarve mendojnë se nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike, kurse 34% mendojnë se ka kushte, ndërkaq 10% nuk e dijnë nëse ka apo nuk ka kushte për zgjedhje.
75% e të anketuarve mendojnë se vendi është në krizë të thellë politike, kurse 15% mendojnë se ka atmosferë standarde parazgjedhore./Telegrafi/