Site icon Telegrafi

Ankandi për triptikun e Baconit

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s ka njoftuar daljen në shitje të një prej veprave kryesore të artit modern: Triptikun e Francis Baconit të vitit 1981, të frymëzuar nga “Oresteia” e Eskilit – një pikturë e madhe në vajë që pritet të arrijë vlerën e 60 milionë dollarëve. Vepra do të dalë në shitje më 13 maj.

Gjatë njoftimit, përgjegjësi për artin modern në Sotheby’s, Alex Branczik, e ka quajtur Baconin “tragjikun e madh të kohës së tij”, duke theksuar aftësinë e artistit për të mbërthyer subjektet ashtu që “fuqia e përhershme e Greqisë antike të arrijë në gjendjen e njeriut të shekullit XX”.

Baconi nuk ka studiuar artin, por konsiderohet si një nga artistët më të mëdhenj britanikë të pasluftës. Dalja në ankand e triptikut të tij është një tjetër moment me rëndësi në historinë e artit modern. /Telegrafi/

Exit mobile version