Telegrafi

Ankand për ta ndihmuar veteranin e UÇK-së, Jon Harrison

Artisti grafik, Festim Matoshi, ka ndërmarr një aksion për të ndihmuar veteranin e UÇK-së, Jon Harrison.

Fjala është për një ankand të veprave artistike, mjetet nga shitja e të cilave do t’i dedikohen shërimit të Harrisonit.

Lexo po ashtu Ta ndihmojmë Jonin ta mund kancerin: Ai luftoi për ne, të luftojmë tani ne për të!

“I ftojmë të gjithë artistët që t’i bashkëngjiten iniciativës humanitare për ta ndihmuar ish-ushtarin britanik të UÇK-së, Jon Harrison, që vuan nga një sëmundje e rëndë. Ndihmo duke dhuruar punim artistik për ankandin e drejtpërdrejt në televizionin publik RTK që mbahet me 21 mars në ora 18:00, në mbështetje për #JonHarrison”, ka shkruar Matoshi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/