Anjeza Branka është kohë pas kohe aktive në rrjetet sociale, ku sjell fotografi të ndryshme për të vënë në pah fizikun e saj.
Këngëtarja ka realizuar një set fotografik me fotografin Juxhin Kurti, ashtu që i ka informuar ndjekësit e saj përmes disa fotografive të publikuara.
Në një prej fotografive të postuara, ajo vjen me të brendshme, teksa ka pozuar para pasqyrës.
Veshja që ka zgjedhur është e kombinuar me makijazhin e këngëtares dhe ajo duket për mrekulli.
Ndryshe, gjatë verës Anjeza erdhi me një bashkëpunim me Nurteel me një projekt që u punua nga vet kantautori, i cili është edhe në interpretim.
Asokohe, ai bashkëpunoi, si zakonisht, me Granit Gashin (ku të dy janë pronarë të Massive Production) për realizmin e këtij dueti. /Telegrafi/