Opinionistja e BBVK 2, Anita Muçaj – Haradinaj, ka dhënë një koment pas deklaratave bombastike të Vesa Vllasaliut për ish-partnerin e saj, futbollistin Mërgim Berisha.
Ajo tha se është ndjerë keq pas historisë që dëgjoi nga Vesa, duke thënë se paska qenë viktimë e abuzimit.
“Më vjen shumë keq për historinë që e dëgjova, i bie që Vesa qenka abuzuar nga ish i dashuri që është shumë keq. Më bëhet qejfi që ajo e pati guximin të flasë publikisht mbi atë se si është keqtrajtuar”, ka thënë Muçaj-Haradinaj.
Spikerja e lajmeve tutje shtoi: “Ajo paska shkuar në Turqi për t’i ndenjur afër atij djali, dhe ata e gjithë familja e kanë marrë dhe e kanë abuzuar apo keqtrajtuar, qoftë psikologjikisht, qoftë verbalisht, e qoftë fizikisht”.
Vesa ndryshe ndau edhe disa detaje të tjera nga kjo marrëdhënie, duke zbuluar se ka qenë edhe shtatzënë.
Mes tjerash, bukuroshja nga Gjilani tha se shoqja e ngushtë ia mori burrin, pak para dasmës.
Ajo tha se dinte gjithçka në lidhje me ceremoninë dhe se kishte planifikuar të martohej më 15 korrik të vitit 2022. /Telegrafi/