Prezantuesja e lajmeve, Anita Muçaj – Haradinaj, këtë kohë ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e faqet rozë.
Kjo për faktin se ka qenë pjesë e spektaklit “Dance With Me” dhe nga aty bëri disa deklarata.
Ndonëse u lëndua nga programi për shkak të një lëndimi në gju, Anita u shpreh se ka kaluar një periudhë të mrekullueshme.
Nëna e tre fëmijëve së fundmi në një intervistë dhënë për emisionin “Rudina”, ka folur gjerë e gjatë për eksperiencën në këtë.
Në një moment, ajo tha se bashkëshorti i saj, politikani Ramush Haradinaj, nuk i kishte folur për plot tri ditë pasi e pa në ‘promo’-n e emisionit duke u ngritur lart nga një balerin.
“Në fillim kur i thashë unë do marrë pjesë te ‘DA’, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha. Kur doli promoja e emisionit dhe që ai balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë”, ka thënë biondja.
“Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon. Nejse një ditë të bukur u thosha pastaj, hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet dhe realisht sa shkova në shtëpi e rregullova atë muhabet”, shtoi më tej Anita.
Në një nga paraqitjet ka qenë i pranishëm edhe Ramushi, për të parë nga afër performancën e bashkëshortes së tij. /Telegrafi/