Telegrafi

Anita Muçaj – Haradinaj sërish opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Foto: Screenshot/Instagram

Prezantuesja e njohur shqiptare, Anita Muçaj – Haradinaj, bëhet e ditur se do të jetë sërish në rolin e opinionistes në Big Brother VIP Kosova.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e BBVK në rrjete sociale, gjersa kjo është hera e dytë për spikeren e lajmeve.

Ajo është e lumtur për rikthimin në këtë format, ndërsa në InstaStory shtoi: “E sigurt që do e shijojmë bashkë edhe këtë vit”.

Opinionisti tjetër i këtij reality show është gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, i cili njëherësh ka qenë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Lexo po ashtu Bledi Mane opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 2

BBVK pritet të nisë të premten (20 tetor) dhe premton spektakël me personazhe të ndryshme të showbizit.

Foto: Screenshot/Instagram

Moderatorë po ashtu do të jenë të njëjtit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Në këtë edicion disa nga VIP-at do të jenë: Edona James, Gani Gërmia, Linda Halimi, Azem Gagica etj. /Telegrafi/