Site icon Telegrafi

Anita Muçaj – Haradinaj, Lindës: Çka është ky mllefi yt me meshkujt?

Foto: Screenshot/YouTube

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj – Muçaj, i ka reaguar Lindita Halimit pas deklaratave të saj për Bleron.

“Je një artiste kaq e madhe me shumë vlera dhe nuk e kuptoj ku është qëllimi yt që sjell histori të para 12 viteve, kaq e dëshpëruar je. Je artiste nuk ke nevojë të bëhesh protagoniste në këto gjëra të tilla që kanë ndodhur para 12 viteve”, iu drejtua Anita, Lindës.

Ajo më tej i tha se ka përballuar shumë gjëra të tjera dhe se nuk ka pasur nevojë të rikthejë te publiku një gjë të tillë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ti ke përballuar shumë gjëra, ti je ballafaquar me një mentalitet që të kanë kryqëzuar, të kanë gjykuar për çdo lëvizje, veprim të jetës tënde. Është pak e habitshme”, thekson Muçaj.

Lexo po ashtu Publikohet videoja ku Linda Halimi thotë se Blero ua hoqi bateritë e mikrofonëve, teksa po qëndronin në shtrat

Spikerja e lajmeve tutje thotë: “Kam dyshimet e mia te deklarata jote, nuk e di a e ke strategji apo ç’është ky mllef që po e nxjerr te secili mashkull aty, çfarë është mllefi yt ndaj gjinisë mashkullore”.

Foto: Screenshot/YouTube

Deklaratat e Lindës kanë ngjallur debate të shumta edhe mes konkurrentëve të tjerë në këtë format.

Shumë nga banorët dolën në përkrahje të këngëtarit të njohur, duke mos i besuar këto akuza të Lindës. /Telegrafi/

Exit mobile version