Site icon Telegrafi

Anita Muçaj – Haradinaj: Big Brother e përcjell që nga viti 1999, por tani jo 24 orë

Foto: Screenshot/YouTube

Anita Muçaj – Haradinaj ka folur rreth edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

E pyetur nëse po e shikon tani, ajo thotë disa sekuenca të shkurtra nëpër rrjete sociale, por jo 24 orë.

Për Prive, ish-opinionistja tha gjithashtu se e ndjek një format të tillë që nga viti 1999.

Foto: Screenshot/Facebook (Prive)

“Unë Big-un e përcjelli prej vitit 1999 kur jam rritur, e kam kuptuar dhe ka qenë Big Brother i Gjermanisë, atëherë i kemi pasur ata satelitat. Patjetër që e përcjell edhe këtë Big Brother”, tha Muçaj – Haradinaj.

E njëjta tutje shtoi: “Ndoshta jo 24 orë sikur i kam përcjell që e kam pasur punë, tash e shoh Prime-n, por jo ashtu 24 orë për me obsesionu dhe me i bë analizë të thellë. E shoh për qejf”.

Lexo po ashtu Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Kujtojmë që Anita ka qenë opinioniste në dy edicionet e mëparshme të këtij reality shou.

Sivjet në rolin e opinionistes është Olta Gixhari bashkë me Milaim Zekën. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Facebook (Prive)
Exit mobile version