Telegrafi

Anita Muçaj – Haradinaj i bën pyetje Lumbardhit për lidhjen që kishte jashtë

Foto: Screenshot/YouTube

Në spektaklin e natës së sotme (e hënë) është diskutuar në masë të madhe marrëdhënia e Lumbardhit me Kaderin.

Disa nga banorët hodhën dyshimet e tyre për këtë romancë në bazë të disa veprimeve që kanë parë.

Krejt në fund, ka qenë opinionistja Anita Muçaj – Haradinaj, e cila i ka bërë disa pyetje Lumit.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo e ka pyetur për lidhjen që kishte jashtë, kur e ka nisur, kur ka përfunduar dhe si ka munduar që të dashurohet kaq shpejt.

Lexo po ashtu Banorët e Big Brother nuk besojnë në dashurinë e Lumbardhit ndaj Kaderit

Lumbardhi zbuloi se e ka mbyllur atë raport gjatë verës dhe nuk ishte për shkak të hyrjes së tij në BBVK.

Foto: Screenshot/YouTube

Duket se këto pyetje të Anitës u bënë për shkak të disa lajmeve që qarkulluan në media e shtypin rozë.

Sidoqoftë, çifti tha që janë të lumtur dhe se do ta vazhdojnë lidhjen edhe jashtë. /Telegrafi/