Site icon Telegrafi

Anita kritikon banorët: Sa shumë folët e nuk thatë asgjë

Pasi u publikua videoklipi i përplasjeve mes shqipes, Ardit dhe Mirdonit, Anita dha një koment interesant.

Ajo u shpreh si asnjëherë më pare, duke dhënë një mendim ndryshe nga herët e tjera.

“Pas gjithë kësaj çfarë ju thatë, ne realisht nuk kemi hiç fare çfarë për të thënë.” – shprehet Anita.

Foto: Big Brother Vip Kosova/YouTube

Më tutje ajo vazhdoi: “Sepse ju vini nga bota e televizionit, dhe ju e dini që sekondat në television jane shumë të gjata, a e kuptoni sa shumë folët dhe nuk thatë asgjë.”

“Dhe kaq, nuk kam asgjë për të thënë, as më shumë e as më pak, se nuk kam farë më asnjë argument dhe opinion mbi sjelljet e juaja, dhe mënyrën se si ju komunikoni dhe debatet që ju krijoni aty për gjëra të kota dhe të thata.” –ishte mendimi i Anitës për situatën. /Telegrafi/

Exit mobile version