Anita Muçaj – Haradinaj është opinionistja më e re e spektaklit Big Brother VIP Kosova.
Ajo zuri vendin e ish-missit Afërdita Paçarada, e cila dha dorëheqje nga karrigia e opinionistes së spektaklit, për arsye të angazhimeve personale.
Anita i mahniti të gjithë me dukjen e saj në mbrëmjen e parë si opinioniste, ku kishte veshur një kostum të zi, të qendisur me argjend në disa pjesë.
Vëmendje të madhe mori varësja e saj e artë në formë kryqi, e cila u vu në dukje falë dekoltesë së hapur të saj.
Mesa duket kjo varëse është ndër të preferuarat e spikeres së lajmeve, pasi të njëjtën ajo e kishte vendosur edhe një herë tjetër gjatë një ahengu, ku kishte marrë pjesë së bashku me bashkëshortin e saj – Ramush Haradinaj.
Varësja e cila mesa duket vjen si nderim për tolerancën e jashtëzakonshme fetare që shqiptarët kanë, është aksesori i cili u diskutua më së shumti në dukjen e Muçaj-Haradinajt në mbrëmjen e së hënës. /Telegrafi/