Telegrafi

Aniston: Ishte e pakuptimtë të xhiroja komedi në Paris, derisa shumë afër po bëhet luftë në Ukrainë

(Foto: Instagram/jenniferaniston)

Gjatë muajve të kaluar, Jennnifer Aniston ka xhiruar vazhdimin e filmit të Netflix, “Murder Mystery”, ndërsa për këtë arsye ka qëndruar në Paris.

Aktorja më pas pranoi se gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez ishte ndier e padobishme, duke qenë se po xhironte një film, derisa “jo aq larg” nga aty, në Ukrainë, është duke u bërë një luftë.

“Ishin tre muaj larg shtëpisë. Dhe ishte sfiduese vetëm sepse nuk kam qenë aq larg qenve të mi që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu, Ukraina është shumë afër”, ka deklaruar 53-vjeçarja.

(Foto: Instagram/jenniferaniston)

Aktorja ka thënë se ishte e pakuptimtë të xhironte një komedi pas luftës së filluar nga Vladimir Putin në Ukrainë, në shkurt të këtij viti. Megjithatë, më pas theksoi rëndësinë që ka e qeshura në jetën e njerëzve.

Lexo po ashtu Jennifer Aniston duartroket gratë ukrainase që po mbrojnë vendin e tyre mes sulmeve ruse

“Ajo që të gjithë kemi mësuar gjatë viteve të fundit është të shijojmë gjërat e vogla dhe të jemi mirënjohës çdo ditë”, është shprehur Aniston. /Telegrafi/