Site icon Telegrafi

Aniston dhe Pitt u takuan për herë të parë në publik pas 16 vitesh, tërheq vëmendje reagimi i aktores gjatë fjalimit dhe shakasë së tij

(Foto: Screenshot/nypost.com/Getty Images/Guliver)

Brad Pitt ka dalë ballë për ballë me disa prej ish-partnereve të tij në ceremoninë e Golden Globes, duke përfshirë aktoret, si Jennifer Aniston e Gwyneth Paltrow.

Për herë të parë pas 16 vitesh, hamshori hollivudian është takuar në publik me ish-bashkëshorten e tij, Aniston, ndërsa faqet rozë i kanë kushtuar shumë vëmendje prezencës së ish-çiftit në të njëjtin vend.

Lexo po ashtu ‘Golden Globes 2020’, fituesit kryesorë

Derisa po fliste gjatë parakalimit të tij në tepihun e kuq, aktori ka thënë se e mirëpret takimin me aktoren, me të cilën ka qenë i martuar gjatë viteve 2000-2005 dhe pastaj e braktisi për t’u lidhur me Angelina Jolien në xhirimet e filmit “Mr And Mrs Smith”.

Ai e ka quajtur mikeshë të mirë Anistonin, ndërsa kur Pitt e fitoi çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor (“Once Upon a Time in Hollywood”), Jennifer është dukur mjaft e përqendruar në fjalimin e tij.

(Foto: Screenshot/nypost.com)

Ndërsa reagimi i saj ishte akoma më interesant kur Brad deklaroi me shaka se nuk e kishte sjellë nënën e tij në ceremoni, sepse mediat po spekulojnë se është në lidhje për secilën femër me të cilën po qëndron pranë. /Telegrafi/

Exit mobile version