Site icon Telegrafi

Anisa Veseli thotë se nuk do të bashkëpunonte me Morena Tarakun

Artistja shqiptare, Anisa Veseli, ka pak kohë që i është futur tregut muzikor shqiptar.

Megjithatë, ajo po vazhdon të jetë e pëlqyer nga publiku dhe deri më tani ka lansuar një sërë projektesh.

E njëjta së fundmi ka qenë pjesë e emisionit NIN, ndërsa ka folur më shumë për karrierën muzikore e po ashtu edhe për jetën personale.

Anisa Veseli (Foto: YouTube)

E pyetur se me kë nuk do të bashkëpunonte, krijuesja e “Qyqek” nuk ngurroi të përmendte emrin e artistes Morena Taraku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Më pas, asaj iu kërkua të listojë nga më e mira tek më pak e mira, tre rivalet e saj, Melindën, Taynën dhe Rinën – teksa reperen nga Istogu e la të fundit.

Anisa debutoi në fillim të këtij viti me këngën “Foto Foto” që për pak muaj ka grumbulluar afro tre milionë klikime në platformën YouTube.

Këngëtarja që nga fillimi i karrierës ka bashkëpunuar me producentin Rzon, i cili qëndron edhe prapa shumë hiteve të njohura në shqip. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ILDC3_gdO_8&ab_channel=ANISAANISA

Exit mobile version