Telegrafi

Anisa Veseli së shpejti me ‘EP’, prezanton pjesë të shkurtra të këngëve të reja

Anisa Veseli (Foto: Instagram)

Viti 2022 duket se do të jetë i reperes së njohur shqiptare, Anisa Veseli.

Kjo për faktin se ka nisur punën për një ‘EP’ të ri, të cilin do ta publikojë së shpejti.

Artistja, e ndjekur nga mijëra fansa në Instagram, tashmë ka publikuar dy pjesë të shkurtra të dy këngëve të reja.

Njërin fragment e solli në nëntor të vitit të kaluar duke treguar se do ketë risi në 2022, ndërkohë që një pjesë të këngës tjetër e lansoi sot (e diel).

Ajo ndodhej në studion e producentit Rzon, i cili tani qëndron prapa shumë hiteve shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anisa Veseli

“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos që tregon se akoma nuk ka një datë të saktë të plasimit.

Për këtë pjesë, reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta dhe tejet pozitive.

‘EP’ duhet theksuar se mban gjithsej katër këngë dhe se besohet se do të kenë suksesin e merituar. /Telegrafi/