Gjatë këtij viti është rikthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale e faqet rozë.
Fjala është për këngëtaren Anisa Veseli, e cila vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjet e saj e po ashtu edhe me projektet muzikore.
Ajo tashmë po punon në një këngë të re dhe duket se ka filluar xhirimet e videoklipit.
Në një postim të ndarë me fansat në Instagram ka bërë të kuptohet se videoja është shkëputur nga klipi i ri.
Këngëtarja e njohur vjen në formë të mahnitshme, gjersa në këtë pjesë shfaqet duke zvarritur nga pas një makinë luksoze të tipit ‘Lamborghini’.
Projekti duhet theksuar se është punuar në studion e producentit Rzon, i cili tanimë përkujdeset për një pjesë të madhe të artistëve shqiptarë.
Sido që të jetë, presim të shohim në vazhdim se çfarë do na sjellë artistja Veseli. /Telegrafi/