Këngëtarja e re, Anisa Veseli, ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë këngën e saj më të re.
“Como como ante” do të titullohet ky projekt muzikor, i cili do të jetë shumë shpejt në duart e publikut.
Për këngën e re, Anisa ka bashkëpunuar me producentin e saj të besuar, Rrzon.
Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video, ku mund të shihet duke kërcyer nën ritmet e këngës së saj të re.
Këngëtarja mund të shihet në studio, teksa e entuziazmuar pret përfundimin e këngës së saj të re.
Anisa përndryshe numëron tashmë një sërë projektesh muzikore në tregun vendor, të cilat janë pritu mirë nga publiku i saj. /Telegrafi/