Artistja e re, Anisa Veseli, tashmë ka filluar të bëhet edhe më e popullarizuar në tregun shqiptar.
Pas suksesit që pati me këngën “Foto Foto”, ajo ka realizuar tashmë edhe projektin e dytë.
“Qyqek” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës janë përkujdesur producentët Rrzon dhe Pllumb.
Tekstin e ka shkruar vet Anisa, kurse në klip ajo shihet me veshje plot stil, ndërsa vëmendje morën edhe lëvizjet e saj.
Ajo pati rastin që të tregojë talentin edhe një herë, përfshirë edhe atë në vallëzim.
Sidoqoftë kësaj, që nga lansimi, “Qyqek” ka filluar të dëgjohet menjëherë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=az4mmWGq83g