Anisa dhe Vullneti kanë biseduar për temat shkencore dhe për zhvillimet të cilat kanë ndodhur dekadave të fundit në këtë industri.
Ishte Anisa ajo e cila e nisi diskutimin duke e pyetur gazetarin nëse besonte se njerëzit me të vërtetë kanë shkuar në Hënë, derisa përgjigjja e tij ishte “po”.
Megjithatë këngëtarja i thoshte se nuk e besonte që njerëzit me të vërtetë kanë shkelur në satelitin e Tokës.
“A e ki pa çka ka thënë Amerika, kanë thënë që e kanë bo veç për me i shti njerëzit me besu. Se kur kanë provu me i çu ato qysh ju thojnë [raketat] e nuk a ka kalu stratosferën e u kthy prap në Tokë. E thonë që krejt ato kanë qenë me green screen [montazh] se atje s’ka ajër s’ka oksigjen”, i tha Anisa atij.
Megjithatë Vullneti ia ktheu duke i thënë se këto pretendime janë teori konspirative. /Telegrafi/