Telegrafi

Anima Mundi: Mos i harroni edhe kafshët nga përmbytjet, ndihmoni ose kërkoni ndihmë

Për shkak të fatkeqësive natyrore që goditën vendin tonë, zonat e përmbytura – viktima jo vetëm në njerëz, por edhe kafshë, apelojmë publikun dhe institucionet, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Agjencinë për ushqim dhe veterinari edhe ta si qenie të gjalla të mos i harrojmë, por t’i ndihmojmë, apelon Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të angazhohen në aksionin për të shpëtuar kafshët e dëmtuara duke i vendosur ato në një vend të sigurt, ose ta kontaktojnë shoqatën duke u dhënë informacione të sakta në lidhje me vendndodhjen ku kafshët janë në rrezik. (Kontaktoni 077 487 253, 077 487 255) Apelojmë te qytetarët të cilët kanë kapur kafshët në rrezik ose të bëjnë ndonjë nga këto procedura, më e rëndësishmja – t’i lirojnë kafshët (e lidhura), sepse në qoftë se mbeten të lidhura, shanset janë të vogla për të mbijetuar; përpiquni për t’i akomoduar në një vend të sigurtë, mundësisht t’u jepet ushqim dhe ujë dhe të kërkohet ndihmë.

Për të rritur ndërgjegjësimin e publikut, ose kërkoni ndihmë nga instutucionet, ne u bëjmë thirrje qytetarëve tanë për të paraqitur fotografi dhe informacion mbi vendndodhjen e saktë”, thuhet në deklaratën e Anima Mundi. /Telegrafi/

Nga reshjet e shiut janë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, ku 21 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë raportohen të zhdukur. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)