Site icon Telegrafi

Anija ushtarake amerikane niset drejt Gazas për të ndërtuar një port

Anija ushtarake amerikane është duke lundruar drejt Lindjes së Mesme, duke bartur pajisje për ndërtimin e përkohshëm të një porti në brigjet e Gazës, ka njoftuar ushtria amerikane.

Anija mbështetëse gjeneral Frank S Besson, pritet të lundrojë nga baza ushtarake në shtetin e Virginias, transmeton Telegrafi.

Ky vendim vjen në kohën kur presidenti amerikan Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërtojnë një port, me qëllim që civilët të kenë qasje në ndihma që vijnë nga deti në Gazë.

Në anën tjetër Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se në Rripin e Gazës është një situatë tejet e rëndë, ku fëmijët janë duke vdekur nga uria.

Ndihma nga ajri dhe toka janë dëshmuar si proces vështirë i realizueshëm dhe shumë i rrezikshëm, dhe kjo është arsyeja e ndërtimit të portit.

E në Gazë gjendja vazhdon të jetë shumë e rëndë për banorët e atjeshëm, që kanë mungesë ujit të pijshëm, ushqimit si dhe energjisë elektrike. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version