Telegrafi

Anijet përfshihen nga zjarri në ngushticën e Kerçit, humbin jetën 14 persona (Video)

Dhjetë anëtarë të ekuipazhit kanë humbur jetën dhe 14 tjerë janë shpëtuar nga dy anijet që u përfshinë nga zjarri në ngushticën e Kerçit në Krime, ka njoftuar agjencia federale ruse për euronews.

Të shpëtuarit pritet të dërgohen për në port, kurse zjarri besohet se kishte shpërthyer në njërën anije dhe ishte përhapur në tjetrën, transmeton Telegrafi.

Që të dy anijet po lundronin nën flamurin e Tanzanisë dhe brenda tyre në total kishte 31 anëtarë të ekuipazhit.

Lexo po ashtu Dy tankerë përfshihen nga zjarri në ngushticën e Kerçit në Ukrainë, po transportonin gaz (Video)

Ngushtica e Kerçit gjendet mes Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe pjesës jugore të Rusisë.

Në nëntor të vitit të kaluar, në po të njëjtin vend rusët kishin zënë dy anije të marinës ukrainase, duke bërë kështu që të tensionohet situata edhe më shumë mes Rusisë dhe Ukrainës. /Telegrafi/