“Nuk kushton shumë për të jetuar në lumë”. Kjo është ajo që Wes Modes, një artist dhe pedagog i universitetit, ka thënë, duke folur për stilin e jetës që ai zgjodhi për veten e tij çdo verë.
Gjatë vitit shkollor, Modes mëson art dhe dizajn në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë në Monterey Bay dhe Universitetin e Kalifornisë në Santa Cruz.
Por gjatë verës, përcjell Telegrafi, ai jeton në një “anije kasollë” me një gjatësi prej 6 metrash dhe 2,5 metra të gjerë, të cilën e ndërtoi dhe udhëton nëpër bashkësi lumenjsh në të gjithë vendin dhe për të cilën ka shpenzuar rreth 5 mijë dollarë.
Krijimi i “anijes kasollë” i Modes, e cila mban emrin Dotty, filloi në vitin 2012.
Modes i tha Business Insider se para kësaj, ai do të merrte pjesë në atë që quhet “arti i ndërtimit nga materialet e pastruara”.
Modes donte të ishte më shumë sesa një vëzhgues dhe vendosi që ai të përdorte një “anije kasollë” për të eksploruar komunitetet e lumenjve dhe kulturat e lumenjve në të gjithë vendin.
“Në vend se të isha thjesht një turist që lëviz nëpër qytete, unë doja t’u ktheja diçka këtyre komuniteteve”, i tha ai Business Insider. “Mendova se mund të jem në gjendje t’ua jap një dhuratë, duke i dëgjuar”.
Kështu që, gjatë verës, me një ose më shumë shokë, Modes jeton aty dhe lëviz nëpër bashkësi të ndryshme lumenjsh duke regjistruar historitë e njerëzve që jetojnë në to.
Që nga udhëtimi poshtë lumit Mississippi, Dotty ka lundruar nëpër lumenj në të gjithë SHBA-në: Lumin Tenesi, Lumin Sacramento, Lumin Hudson dhe River Ohio. Gjatë gjashtë viteve të fundit, Dotty ka udhëtuar 1800 milje në pesë lumenj të ndryshëm dhe përmes 16 shteteve, tha Modes për Business Insider.
“Kur nuk jap mësime, unë jam në lumë”, ka thënë ai. /Telegrafi/