Marina Mbretërore po monitoron një anije ruse spiune pasi ajo hyri në ujërat britanike në fillim të kësaj jave, tha Sekretari i Mbrojtjes para deputetëve. John Healey tha se anija Yantar po përdoret për të mbledhur informacione dhe për të analizuar infrastrukturën kritike nënujore të Mbretërisë së Bashkuar.
Siç shkruan BBC, ai e quajti këtë incident “një shembull tjetër i agresionit në rritje rus”.
“Unë gjithashtu dua që presidenti Vladimir Putin ta dëgjojë këtë mesazh: ne ju shohim, ne e dimë se çfarë po bëni dhe ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime vendimtare për të mbrojtur këtë vend”, shtoi ai.
Sipas BBC, Rusia e përshkruan Yantar si një anije kërkimore oqeanografike që drejtohet nga ministria e Mbrojtjes.
“We see you, we know what you’re doing and we will not shy away from robust action to protect this country”. @RoyalNavy vessels have been tracking a Russian spy ship in the English Channel just weeks after it was caught loitering over critical undersea infrastructure. pic.twitter.com/rqF4xuB4Yj
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) January 22, 2025
Vendet perëndimore shpesh monitorojnë anijen teksa ajo operon në ujërat evropiane dhe dyshojnë se pjesë e misionit të saj është të analizojë kabllot nënujore.
Ata gjithashtu besojnë se Rusia ka intensifikuar aktivitete të tilla që nga fillimi i një pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës.
Përveç pajisjeve të mbikëqyrjes, anija mund të përdorë drone nënujore të aftë për të arritur në shtratin e detit.
Infrastruktura nënujore është vendimtare për furnizimin me energji përmes kabllove elektrike dhe tubacioneve të gazit, ndërsa më shumë se 95 për qind e trafikut të internetit sigurohet edhe nga kabllot nëndetëse. /Telegrafi/